Dhjata e Re

Veprat 24:7 -21 Së Bashku (ALNT)

7 . por ndërhyri komandanti i kohortës Lisia dhe na e hoqi nga duart me shumë dhunë. Ti do ta gjykosh vetë dhe do të mund të mësosh prej tij gjithçka për të cilën po e padisim».

9. Me këtë padi u bashkuan edhe judenjtë e tjerë dhe thanë se gjërat qëndronin ashtu.

10. Kur qeveritari i bëri me shenjë të fliste, Pali u përgjigj:«Meqenëse e di se ke vite që je gjykatës i këtij populli, kam besim te ti për të bërë mbrojtjen time.

11. Ti mund ta vërtetosh se nuk ka më shumë se dymbëdhjetë ditë që kam shkuar në Jerusalem për të adhuruar në tempull.

12. Këta nuk më kanë gjetur duke biseduar me ndokënd në tempull apo duke nxitur ndonjë turmë as nëpër sinagoga, as në qytet.

13. Ata nuk mund ta vërtetojnë padinë ndaj meje.

14. Por po të dëshmoj se sipas Udhës së Zotit Jezu, të cilën ata e quajnë sekt, unë adhuroj Perëndinë e etërve tanë, duke besuar gjithçka që është shkruar në ligjin e Moisiut dhe në librat e profetëve.

15. Unë kam shpresë në Perëndinë, atë shpresë që edhe ata vetë e pranojnë, se të drejtët dhe të padrejtët do të ngjallen.

16. Prandaj përpiqem ta kem ndërgjegjen të panjollosur para Perëndisë e para të gjithë njerëzve.

17. Tani, pas shumë vitesh, u ktheva në Jerusalem për t’i sjellë ndihma popullit tim e për t’i kushtuar flijime Perëndisë.

18. Kur po kryeja ritin e pastrimit, judenjtë më gjetën në tempull dhe aty nuk kishte as turma e as trazirë.

19. Aty gjendeshin disa judenj nga Azia dhe duhej të vinin ata te ti për të ngritur padi po të kishin ndonjë gjë kundër meje.

20. Megjithatë, le ta thonë këta vetë çfarë faji kanë gjetur tek unë kur dola për t’u gjykuar para sinedrit,

21. me përjashtim ndoshta të atyre fjalëve që thashë me zë të lartë para tyre: “Unë po gjykohem sot nga ju, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve”».

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 24